Firma e montimit „Albatec sh.p.k" është krijuar më 10.9.2002 nga z. Georg Huber dhe z. Peter Pfeifer. Georg Huber është angazhuar vullnetarisht për Shqipërinë që prej 10 vjetësh dhe njeh shumë mirë vendin dhe njerëzit.
Në shkurt të vitit 2002 gjatë një vizite në Shqipëri na lindi ideja të krijonim një firmë montimi në një nga repartet e punës që gjenden në territorin e shoqatës „Ndihma e Weilheimit për Shqipërinë".
Nga njëra anë për të krijuar vende pune dhe nga ana tjetër për të ndihmuar popullsinë shqiptare. Sidoqoftë është për tu marrë parasysh edhe ana ekonomike e firmës Albatec.
Qëllimi ynë është të ofrojmë kompetencat tona në teknikën e montimit, know-how, logjistikën, si dhe gjetja e partnerëve kompetentë për të shfrytëzuar plotësisht mjetet ekzistuese dhe resurset e firmës.

