Rreth Shqipërisë

 

Republika e Shqipërisë është e njohur për botën përreth kryesisht si një nga vendet e vuajtura të Ballkanit. Kjo ka si shkaqet historike dhe ato aktuale. Shqiptarët duhej të kundërshtonin vazhdimisht ambicjet e huaja predominuese dhe nënshtrimin kombëtar. Kjo i ka bërë ato të kenë aftësi mbrojtëse dhe gjithashtu mosbesues ndaj botës së jashtme. Politika staliniste e udhëheqësve shqiptar në katër dekadat e fundit dhe klima e ashpër ndërkombëtare në kohën e „luftës së ftohtë" ndikuan akoma më tepër dhe çuan në një izolim anakronik të Shqipërisë.

Që nga viti 1991 vendi u hap dalëngadalë dhe synon demokratizimin. Me këtë turizmi i zhvilluar pak deri në atë kohë mori një shans të ri, i cili gjatë luftës në Kosovë natyrisht shënoi dëmtime. Megjithatë ja vlen, të përgatitesh për një udhëtim zbulimi në „vendin e bijve të shqiponjave". Bijtë e shqiponjave i quajnë shqiptarët duke u mbështetur shpesh tek Karl May dhe me këtë aludohet për krenarinë, forcën, dëshirën për liri dhe guximin e këtyre „zogjve", të cilët e kanë prejardhjen nga malet e thepisura të Shqipërisë. Prej shekujsh shqiponja është simboli i emblemës së fiseve shqiptare, principatave dhe më vonë i shtetit shqiptar: shqiponja dykrenare.

Shqipëria, populli i së cilës është nga më të vjetërit në Evropë, është një shtet mjaft i ri. Pasi heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu (emri i lindjes Gjergj Kastrioti) kishte bashkuar principatat shqiptare në shekullin e 15 dhe i kishte bërë ballë me sukses osmanëve për 25 vjet,vendi ra pas vdekjes së tij (1468) nën sundimin turk. Ky sundim zgjati më shumë se një gjysëm mijëvjeçari dhe la gjurmë në shumë sfera të jetës. Vetëm kur perandoria osmane u shpërbë si pasojë e luftrave ballkanike, Shqipëria fitoi pavarësinë më 28 nëntor 1912. Kjo datë nderohet edhe sot çdo vit si dita e festës kombëtare.

Historia e Shqipërisë mbeti edhe në të ardhmen e larmishme: Ajo u bë de facto si një gjysëm koloni e Italisë, e cila e pushtoi Shqipërinë në prill të vitit 1939. Prej shtatorit 1943 e pushtuar nga forcat gjermane, Shqipëria mundi të çlirohej vetë më 29 nëntor 1944 njëkohësisht me mësymjen e ushtrisë së kuqe në Ballkan dhe nga lufta e trupave partizane të shumta në numër.

Ndoshta atëherë vendi më i varfër dhe më i prapambetur i Evropës me 90% analfabetë u industrializua në 10 vjeçarët e shkuar dhe përparoi në të gjtha fushat. Megjithatë antagonizmi me pjesën tjetër të Evropës, veçanërisht me perëndimin vështirë se u zvogëlua. Vendimtar për Shqipërinë në në zgjedhjen e një aleati ishte gjithmonë qëndrimi i tij me Jugosllavinë, prej së cilës ajo ndihej e kërcënuar. Në vitet 40 vërtet mbështeteshim së pari tek Jugosllavia, por pasi Stalini në vitin 1948 kishte prishur marëdhëniet me Titon, Enver Hoxha pikasi shansin e tij, udhëhoqi një drejtim pro sovjetik dhemënjanoi kundërshtarët e tij pro jugosllav. Më vonë kur Bashki mi Sovjetik dheJugosllavia u afruan përsëri me njëri-tjetrin, u prish më në fund miqësia midisHoxhës dhe Hrushovit në vitin 1961. Më pas nuk pati asnjë kontakt pothuajse për30 vjet midis dy shteteve. Shtetet e tjera të bllokut lindor me përjashtim të Rumanisë, ndoqën atëherë shembullin sovjetik por mbajtën marëdhënie të kufizuara diplomatike dhe zhvilluan më tej shkëmbimin e mallrave, sigurisht në një masë modeste.

Shqipëria kërkoi dhe gjeti një aleat të ri: Kinën e Mao`s. Flirti me Pekinin, i cili përkrahu „farin e kuq" të tij në Evropë mbi dhjetë mijë kilometra larg, zgjati deri kur Kina filloi të kapërcejë izolimin e saj të politikës së jashtme dhe gjithashtu u pajtua me „armikun e betuar" të Shqipërisë Jugosllavinë. Kështu që Shqipëria prej gjysmës së dytë të viteve 70 për herë të parë nuk kishte më asnjë aleat kryesor. Një proçes tepërkontradiktor, i shoqëruar nga defiçite dramatike filloi në vitin 1991/1992,  i cili kishte për qëllim demokratizimin dhe krijimin e rrethanave të ekonomisë së tregut. Traditat e munguara demokratike, kushtet ekonomike katastrofike, korrupsioni, ekonomia farefisnore, nepotizmi, zhvillimi i madh i krimit të organizuar, diferenca e madhe midis të varfërve dhe të pasurve, si dhe kundërshtimet e papërfytyrueshme mbi gatishmërinë dhe mundësinë e Evropës perëndimore dhe SHBA për të ndihmuar dhe investuar privatisht, kishin çuar veçanërisht në gjysmën e parë të viteve 90 në heqjen e shpresave dhe apatinë e një pjese të madhe të popullsisë.

Pas rënies së firmave piramidale, në të cilat shumica e shqiptarëve kishin investuar të gjitha paratë e tyre, grabitjes së arsenaleve të armëve të ushtrisë dhe trazirave të ngjashme me luftën civile, vendi hyri në zgjedhjet e verës 1997 nën mbrojtjen e një trupe ndërkombëtare të udhëhequr nga Italia dhe vëzhgimin e OSBE, në të cilat partia demokratike humbi shumicën parlamentare dhe socialistët erdhën në pushtet. Jeta vërtet filloi të normalizohej dalëngadalë, por mosmarrëveshjet e brendshme të vazhdueshme dhe ngjarjet në dhe rreth Kosovës në vitin 1998/1999 çuan sërish në rëndim të situatës dhe bënë që vendi të marrë një goditje prapësuese. Dalëngadalë njerëzit kuptojnë gjithnjë e më tepër, që mundimet intensive të organizatës ndërkombëtare, OSBE-së dhe Bashkimit Europian për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, sociale dhe politike si dhe për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, kanë nevojë për përkrahjen aktive të të gjithë shqiptarëve.