Shqiptarët

 

Shqiptarët njihen si pasardhës të ilirëve, pra si një popull autokton ballkanik. Ato dallohen si krenarë, trima dhe luftarakë. Këto veti ato i kanë dëshmuar shpesh në historinë e tyre të gjatë. Ato si dhe popujt
e vegjël në përgjithësi mund të lëndohen lehtë. Nga ana tjetër shqiptarët ndryshe me disa nga „bekimet"
e shoqërisë së industrializuar të europianëve të llastuar janë shumë të natyrshëm, të komunikueshëm dhe miqësor.

Me shokët dhe miqtë ato ndajnë në rast nevoje edhe kafshatën e fundit. Në alpet veriore
të Shqipërisë, ku okupatorët e huaj qofshin osmanë, austro-hungarezë, italianë apo gjermanë u përpoqën shumë por nuk ushtruan asnjë lloj kontrolli, ekzistojnë disa relikte të prejardhjes së tyre dhe zakone,
të cilat pjesërisht janë të dukshme edhe sot. Këtu ka ekzistuar zakoni i gjakmarrjes më gjatë se në çdo vend tjetër.

Gjatë sundimit turk janë kthyer rreth 70% e shqiptarëve në myslimanë, 20% ishin ortodoksë dhe pothuajse 10% katolikë. Që prej 1967 ishte i ndaluar me ligj çdo ushtrim besimi, kishat dhe xhamitë u shndërruan në depo apo salla sporti, disa shërbenin si muze. Tashmë gjithçka është kthyer si më pare.

Përsa i përket prejardhjes etnike, rreth 97% e popullsisë janë shqiptarë, pjesa tjetër prej 3% përbëhet nga grekët, maqedonasit, malazezët dhe romët. Vendi, i cili para luftës kishte vetëm një million banorë, ka tani si rezultat i numrit të madh të lindjeve mbi 3,5 milion banorë dhe një moshë mesatare të rritur nga 38 në 70 vjeç.

Më shumë se 3 milion shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë, shumica nga këto (mbi 2,5 milion) në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Mal të zi. Nga koha e vonë bizantine dhe osmane ka vendosje të shqiptarëve në Itali (të quajtur arbëresh) dhe Greqi (të ashtuquajturit arvanitët), si dhe në vende të veçanta të Dalmacisë, Bullgarisë dhe Ukrainës, por edhe në Gjermani.

Në njëqind vitet e shkuara dhe akoma më tepër në ditët tona emigrojnë qindra shqiptarë kryesisht për arsye ekonomike. Kështu jetojnë grupe të mëdha shqiptarësh në Turqi, në disa vende arabe, në Australi, SHBA dhe të veçuar janë të pranishëm në mbarë botën