Shërbimet tona

Përfitoni nga cilësia e lartë dhe korrektësia jonë:

  • Jeni të interesuar në Outsourcing?
  • Janë vendet e punës tuaj tepër të shtrenjta?
  • Ju nevojitet një zgjidhje pa investuar në teknikat e kushtueshme të automatizimit?

Ne ju ofrojmë:

  • Tërë zinxhirin logjistik: nga marrja e pjesëve të veçanta - nga një vend i përcaktuar prej jush - transportin  deri në likuidimin doganor.
  • Ne ju këshillojmë mbi tarifat më të favorshme të transportit
  • Ne montojmë si në grupe ashtu dhe produkte përfundimtare për ju dhe sipërmarrjen tuaj me çmime të favorshme. Personeli ynë i kualifikuar në repartin e montimit në Elbasan është shumë i angazhuar dhe punon tashmë për dy firma sipas standartit DIN EN ISO 13485:2003.
  • Gjithashtu paketimi dhe ambalazhimi në vijim, qoftë për transportin apo për konsumatorin e drejtpërdrejtë nuk përbën asnjë problem për ne.
  • Gjithashtu të gjithë kontrollet në proçes si dhe kontrolli përfundimtar i pjesëve përbërëse dhe produkteve përfundimtare kryhen në një ambjent të pastër pune dhe në një firmë të pajisur mire teknikisht në çdo kohë.
  • Natyrisht ne dorëzojmë produktet e porositura nga ju sipas afatit dhe në kohën e duhur. Ne disponojmë përmes një partneri në Shqipëri gjashtë kamjonë nga 16 deri në 22 t, të cilët mund të përdoren në çdo kohë. Ky shërbim kryhet për ju me një transportues shqiptar, me të cilin ne bashkëpunojmë prej më shumë se 5 vjetësh me porositës të ndryshëm.

A ju kemi bindur, që gjithashtu produkti juaj mund të vij nga Shqipëria me një çmim të favorshëm dhe sigurisht me cilësi të lartë?

Në listën e referencave do të gjeni partnerët, të cilët tashmë bashkëpunojmë me ne.
Përfitoni nga cilësia e lartë dhe korrektësia jonë.

Ne gëzohemi, t'ju ofrojmë modelin apo ofertën më të mire të mundshme për firmën tuaj dhe jemi në çdo kohë të gatshëm për një bisedë këshilluese me ju.

Partner kontaktues për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën:

Peter Pfeifer
Tel.: +49-881-9278500
Fax: +49-881-941028
Mobil: +49-172-1433825
E-Mail: ppfeifer@albatec.de
Kontakt

Partner kontaktues për Shqipërinë, Greqinë, Italinë dhe të gjithë vendet e ballkanit:

Dr. Ema Kristo
Tel.: +0355-54240163
Mobil: +0355-172-1373326
Fax: +0355-54240164
E-Mail: ekristo@albatec.de
Kontakt